Ndonëse pjesa më e madhe e Kongos jeton në një gjendje të rënduar ekonomike, një mal në atë vend, është i mbushur plot e përplot me arë. BBC shkruan se në fund të shkurtit, është zbuluar se në një mal në provincën Kivu, ka përmbajtje ari deri në 90%.
Ky fakt ka shtyrë banorët e zonës të nisen masivisht drejt saj për të përfituar floririn me vlerë. Në videot e fotot e publikuara në rrjete sociale, shihen njerëz duke gërmuar me lopatë dhe përpiqen të nxjerrin ar nga toka.
Rendja e çmendur drejt arit që vazhdon të tërheqë mijëra njerëz në provincën jugore Kivu ka detyruar autoritetet të ndalojnë minierat atje derisa të vendoset mbikëqyrje dhe kontroll më i madh mbi depozitën e zbuluar së fundmi.