Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha se dëshiron të mohojë spekulimet se tashmë është rënë dakord që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

” I vetmii qëndrim për momentin është qëndrimi i Këshillit tonë të Sigurisë Kombëtare dhe i Qeverisë, dhe ai është se ne jemi kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe se respektojmë integritetin territorial të Ukrainë”, tha Brnabiç për Radio Televizionin e Serbisë.

Ajo tha se është e vështirë të mbrohet qëndrimi parimor i Serbisë, ndërkohë që janë duke u përballur me presion të vazhdueshëm, raportoi media serbe Danas.

“Fakti që të gjitha shtetet e përdorin të drejtën ndërkombëtare në mënyrën që u përshtatet në një moment të caktuar, është çështje tjetër. Për një vend të vogël, një vend territorialisht të vogël si Serbia, e vetmja gjë që na mbron është e drejta ndërkombëtare dhe do të doja që ata të respektojnë integritetin territorial të Serbisë në të njëjtën mënyrë si disa respektojnë integritetin territorial të Ukrainës”, vuri në dukje Brnabiç.

Sa i përket situatës në rajon dhe nëse mund të ndodhë një krizë më e madhe, ajo theksoi se shumë janë të shqetësuar, por beson se do të ruhet stabiliteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb