Gazetari Ferdinand Samarxhi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” duke folur për 90-vjetorin e kryegjyshatës së parë bektashije në Shqipëri deklaroi se Sali Njazi Dedei pati meritën e madhe se ndërthuri fenë me idealin kombëtar.

Sali Njazi Dedei është midis emrave të ndritur të kombit. Ai është një reformator i madh i fesë bekteshije. Dedei me shkollimin që tregoi, me inteligjencën që kishte, dha kontribut tepër të çmuar për bektashizmin. Ai dha kontribut edhe në harmoninë fetare.

Bektashizmi është një rrugë mistike, martirizimi dhe idealizmi. Sali Njazi Dedei ishte edhe një patriot i madh. Sali Njazi Dedei u prit në mënyrë madhështore në Shqipëri. Ai u prit nga të gjithë deputetët e kohës, si një patriot që kishte bërë diçka për kombin. Sali Njazi Dedei e gërshëtoi besimin me idealin kombëtar”, tha Samarxhi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb