Një lajm që do të gëzonte miliona fansa të serialit shumë të ndjekur edhe në Shqipëri. Në qytezën e vogël të Cabot Voce në Maine është duke përfunduar një jetë e qetë pa vrasje.

Me sa duket Jessica Fletcher mund të hetojë sërish, duke u kthyet për herë të fundit në ekranin e vogël. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë aktorja Angela Lansbury, protagoniste e serialit të verdhë “”La Signora in Giallo” (Zonja me të verdha-Murder, she wrote).

Jessica 2

Pak kohë para se të mbushë 92 vjeçe, aktorja ka deklaruar për Sunday Post se nuk e përjashton një ‘ringjallje’: “Nuk do të habitesha nëse do të nisnim realizimin e një episodi tjetër”.

Deklarata është e fshehtë dhe fjalët e saj lënë të kuptohet se, në qoftë se seria do të kthehet, ajo do ta bëjë si një film televiziv.

“Jessica Fletcher është një pjesë e vërtetë e jetës sime, ishte e vështirë të pranoja fundin e saj atëherë. Kemi bërë disa pjesë speciale disa vjet më vonë, në 1996 dhe nuk do të isha e habitur nëse do të bënim një të fundit dhe të shkurtër”.

angela-lansbury-signora-in-giallo

Shoë i CBS është një nga seritë policeske më të dashura të televizionit, e përbërë nga 14 sezone dhe 264 episode ka qenë në transmetim nga viti 1984 deri në 1996. Aktorja ka fituar në karrierën e saj 5 tituj Tony Award, 1 Oscar dhe 6 Golden Globe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb