TIRANE

17-vjeçarja nga Kosova Mrika Nikqi, dhe babai i saj Arianit Nikqi janë shqiptarët e parë në botë, që pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut. Me 16 dhjetor ora 21:30, ata ngjiten majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

Pas këtij suksesi, ata nisën rrugën e kthimit duke u ndeshur me motin ekstrem dhe me vështirësi arritën në një kamp-bazë me 17 dhjetor. Është dita e 8 që ata po qëndrojnë të bllokuar nga moti i ashpër dhe me i egri që njeh planeti, në një tendë dhe në temperaturat deri ne -40 gradë Celcius.

Mrika 3
Mrika 3

Nga kontaktet me ta, vjen e njëjta përgjigje; borë, stuhi , mjegull e ngrica , dhe ata qëndrojnë të bllokuar bashke me ekipin me alpinistet e tjerë në pritje të përmirësimit të motit për të zbritur me poshtë. Shoqata e Alpinistëve dhe të afërmit kanë kontaktuar me bazën e ekspeditave në Antarktidë, nga ku janë njoftuar se ka pasur disa tentative me helikopter për t’i marrë, por ka qene e pamundur për të shkuar deri ne kampin baze .

Mrika
Mrika

Në çdo orë që kalon, rezervat e ushqimit pakësohen dhe bashkë me mungesën e ngrohjes sjell më shumë vështirësi për ekipin.

Mrika1 864x420
Mrika1 864×420

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb