Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për trashëgiminë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, e cila sot shënon 95 vite të ekzistencës së saj.
Në një postim në Facebook, Veliaj shkroi: “95 vite Kryegjyshata Botërore Bektashiane në Shqipëri – 95 vite paqe, dashuri, shqiptari!”
Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka një rol të veçantë në jetën shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, duke promovuar vlerat e tolerancës fetare, paqes dhe unitetit kombëtar.