Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në fjalën e tij nga ceremoni përkujtimore për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri ka deklaruar se toleranca dhe bashkëjetesa fetare janë vlera për tu vlerësuar.
“Urime për përvjetorin e rëndësishëm nga ana e KMSH. Kënaqësi të jem këtu për të kremtuar këtë përvjetor të veçantë, jemi degë e të njëjtit trung.
Kjo është një ngjarje e veçantë për shoqërinë tonë dhe bashkësitë fetare.
Trashëgimia fetare që i ka mbijetuar kohës dhe bashkëjetesa fetare janë për t’u vlerësuar.
Bektashizmi ka nxitur paqe e tolerancë. Mesazhi ka qenë burim frymëzimi për breza të tërë dhe shembull ia saj që feja mund të bëjë për secilin prej ne”, u shpreh ai.