DIBËR-Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal pronarin e pastiçerisë së qytetit, pasi dyshohet se nga konsumimi i ëmbëlsirave u helmuan rreth 96 persona.

Sipas burimeve policore, nën hetim për Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, është vënë shtetasi me inicialet G.S, 39 vjeç, banues në Peshkopi. Dyshohet se ëmbëlsirat shiteshin jashtë kushteve dhe standardeve, duke shkaktuar kështu dhe helmimin e qytetarëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 09.06.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, parashikuar nga neni 288 i Kodit penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit:
G.S, 39 vjeç, banues në Peshkopi. Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas dyshohet se duke pasur një aktivitet “Pastiçeri”, në qytetin e Peshkopisë ka shitur ëmbëlsira (Tortë), jashtë kushteve dhe standardeve që kërkon ky produkt ushqimor, ku për pasojë persona të grup moshave të ndryshme nga Bashkia Dibër janë helmuar dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal Peshkopi, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: