Nëntëdhjetë e tetë minatorë, të cilët kanë mbetur të bllokuar nën tokë për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike të shkaktuar nga granatimet e Rusisë në Kryvyi Rih, pritet të shpëtohen para orës 02:00 të mëngjesit, 11 tetor 2022.

Deklarata përkatëse është bërë nga shefi i Administratës Ushtarake Kryvyi Rih, Oleksandr Vilkul në Telegram.

Sipas Vilkul, gjithsej 854 minatorë qymyri u bllokuan në katër miniera nën tokë, pasi rusët nisën një sulm me raketa në Kryvyi Rih. Tani operacioni sfidues i shpëtimit është afër përfundimit.

Më 10 tetor 2022, trupat ruse qëlluan 18 raketa në rajonin e Dnipropetrovsk. Pesë prej tyre u rrëzuan nga njësitë e mbrojtjes kundërajrore të Ukrainës. Tre raketa ruse u gjuajtën në qytetin e Kryvyi Rih. Njëri prej tyre u rrëzua, por dy predha armike goditën objektivat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb