Barcelona triumfon 0-5 ndaj Daegut, në miqësoren e luajtur në Daegu Stadium, në Korenë e Jugut.
Katalanasit vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, falë dopietës së Gavit dhe golit të Lewandowskit. Fernandez thelloi shifrat ndaj ekipit korean në pjesën e dytë, ndërsa Rashford gjeti golin e parë me fanellën e Barcelonës.
Ekipi i Flick do përballet me Comon në miqësoren e fundit para sezonit të ri të La Liga.
