Prej disa ditësh, një zjarr i fuqishëm vijon të jetë aktiv në malin mbi fshatin Dhivër, në territorin e bashkisë Finiq. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore në zonat e larta malore dhe aktualisht janë përhapur edhe në malin mbi fshatin Navaricë.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse nga Finiqi, Saranda, Delvina, Konispoli, Gjirokastra dhe Himara, të mbështetura nga forcat operacionale dhe ndërhyrje ajrore. Pavarësisht përpjekjeve intensive gjatë gjithë natës, zjarri mbetet aktiv dhe paraqet rrezik të madh për zonën përreth.

Autoritetet janë të përqendruara në përpjekjet për të ndaluar përhapjen e flakëve drejt fshatit Leshnicë, ku në rast përkeqësimi të situatës, mund të rrezikohen banesat e banorëve.

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon pa ndërprerje, ndërsa apelohet për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët e zonës për të shmangur çdo incident të mundshëm.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: