Gazetari Artan Hoxha komentoi shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Hoxha e cilësoi vendimin të padrejtë dhe theksoi se për Veliajn nuk ka një dënim të formës së prerë.

Sipas tij, procesi u zhvillua në mungesë të Veliajt dhe nën ndikimin e kryeministrit Rama. Ai shtoi se shumica e anëtarëve të Këshillit, ishin zgjedhur vetë nga Veliaj.

Gazetari Artan Hoxha: Erion Veliajn e kam provuar në kurriz se çfarë na ka bërë. Por Veliaj nuk e meritonte atë që i ndodhi sot. Veliaj duhet të ishte aty me patjetër. E vunë përpara një procesi, pa qenë prezent aty. Shumica e atyre që ishin aty në Këshill nga socialistët, janë zgjedhur nga vetë Erion Veliaj. Kishte një perceptim publik, që kjo ndodhi, ishte sepse e kërkoi kryeministri Edi Rama.

Fatin e Veliajt e vendosi kryeministri. Edhe për Agim Kajmakun, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dhe ai ka marrë 44 paga, ka marrë para dhe familja e tij për dëm imazhi. Veliaj nuk është dënuar me vendim të formës së prerë dhe ndaj vendimi sot ishte i padrejtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb