Një 60-vjeçar nga Erseka është gjetur i pajetë në kufirin grek.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 60-vjeçari nga Erseka punonte në Greqi si çoban, ndërsa ka humbur kontaktet me punën e tij prej datës 22 shtator dhe është deklaruar i humbur nga vetë punëdhënësit.

Ai u gjet ditën e sotme i pajetë në afërsi të fshatit Gramoz, në tokë greke ndërsa do të kryhen veprimet nga ana e autoriteteve të shtetit fqinj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb