Në një postim në rrjetin social Facebook deputeti  i Partisë Demokratike Tritan Shehu u shpreh se në mbledhjen e Komisionit të  Jashtëm kishte kërkuar që qeveria shqiptare të deklarojë mbështetjen për planin e Presidentit Trump për paqen në Gaza.

Ai shtoi më tej se mazhoranca, kishte heshtur edhe në komision duke mos thënë asnjë koment formal.

Shehu ngriti pyetje se çfarë e detyron qeverinë dhe mazhorancën të heshtë, kur shumica e shteteve në botë e kanë mbështetur plotësisht.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Qeveria shqiptare te deklaroje mbeshtetjen per Planin e Presidentit Trump te Paqes ne Gaza e stabilitetit ne Lindjen e Mesme!

Kerkova sot ne Komisionin e Jashtem, duke i bere thirje ketij komisioni tja kerkoje Qeverise nje deklarim te tille!

Heshtje e plote nga maxhoranca, ne Qeveri e Komision!

Asnje koment e aq me pak ndonje qendrim qofte dhe formal ai ne Komision!

Cfare e detyron Qeverine e machorancen tone te heshte!?

Kur shumica dermuese e shteteve dhe politikes ne Bote po e mbeshtesin plotesisht!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: