Një sulm me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Serbi, rreth orës 15:00 ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Të plagosurit  janë transportuar në Qendrën e Emergjencës, njëri prej të cilëve u transferua në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.

“Një person me lëndime të rënda është dërguar menjëherë në sallën e operacionit nën masa reanimacioni, ndërsa personat e tjerë aktualisht janë në reanimacion, dhe po kryhet diagnostikimi dhe trajtimi i lëndimeve”, njoftoi Qendra e Emergjencës.

Autori i sulmit është larguar ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.

Dyshohet se dy sulmues mbërritën me një furgon përpara barit në rrugën Slanački rreth orës 3 të pasdites sot, qëlluan me breshëri të shtëna drejt klientëve, pastaj hipën në automjet dhe ikën në drejtim të panjohur.

Policia ka bllokuar një pjesë të qytetit dhe është duke kërkuar autorin e krimit.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb