Kurbin/Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar në kërkim, shtetas me rrezikshmëri shoqërore.

Në muajin dhjetor 2024, 22-vjeçari qarkullonte me automjet, me armë zjarri që dyshohet se do e përdorte për ngjarje kriminale dhe braktisi automjetin, kur pa shërbimet e Policisë.

Gjatë operacionit të koduar “Parandalimi”, Policia gjeti në automjetin e braktisur, 1 armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-A. K., 22 vjeç, banues në Mamurras.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Parandalimi”, i zhvilluar në muajin dhjetor 2024.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: