Hamasi ra dakord të enjten herët për fazën e parë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza , me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që e përshëndeti si një “ditë të madhe për Izraelin ” dhe tha se do të mblidhte qeverinë për të miratuar marrëveshjen. “Një ditë e madhe për Izraelin. Sot do të mbledh qeverinë për të miratuar marrëveshjen dhe për të sjellë të gjithë pengjet tona të dashura në atdheun e tyre”, tha Netanyahu në një deklaratë nga zyra e tij.
“Falënderoj ushtarët e guximshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe të gjitha forcat e sigurisë — falë guximit dhe sakrificës së tyre kemi arritur në këtë ditë”, shton ai.
Pak minuta pas njoftimit të Trump për një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e menjëhershëm të pengjeve, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi në një postim: “Me ndihmën e Zotit, do t’i kthejmë të gjithë në shtëpi”.
