Shpallet fitues i projekt-drafti e Shoqatës Shqiptare të Anestezi-Reaminacionit ASAI  nga Komisioni nga Bordi Drejtues i ESAIC.

Tashmë, Tirana ësht përzgjedhur zyrtarisht si qyteti mikpritës i Kongresit Evropian të Vjeshtës, i cili vjen në formatin ESAIC-CONNECT Albania 2026.

Ndërkaq, me këtë vendim është shënuar një moment historik, pasi ky kongres i përbërë nga komunitetet më të mëdha mjekësore në Europë, do të zhvillohet në Europën Juglindore.

Kjo është një arritje e madhe që i sjell krenari komunitetit mjekësor shqiptar, e cila po pozicionohet fuqishëm në axhendën e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare.

Tirana, në këtë kongres do të pres anestezistë-reanimatorë nga i gjithë rajoni dhe nga Europa.

Gjë që ka për të krijuar “kanale” të reja të shkëmbimit profesional, akademik dhe shkencor.

Me këtë arritje, Shqipëria tashmë është akoma më e përfshirë në hartën europiane të shkencës dhe inovacionit në mjekësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb