Policia kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjecar, i cili po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm për në brendësi të tokës shqiptare.
Operacioni është zhvilluar në aksin Xarrë – Cukë, ku është ndaluar mjeti tip “KIA” me targa AB 207 VA, brenda të cili u gjetën 4 emigrantë të huaj të paligjshëm. Në prangat e policisë ra drejtuesi i mjetit, shtetasi Ali Peposhi alias Ali Osmanaj, 41 vjec, lindur në Tropojë e banues në Tiranë. 4 shtetasit e huaj kishin hyrë në territorin shqiptarë në mënyrë ilegale përmes kufirit të gjelbër.
Ali Peposhi rezulton i arrestuar për të njëjtën vepër penale në 2020 në Tiranë dhe në 2023 në Korcë.
