Shoqata e të Verbërve ka zhvilluar protestë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë.

Sipas shoqatës, prej më shumë se një dekade, komuniteti i të verbërve po përballet me mungesën e mbështetjes institucionale.

“Kjo mungesë ka ndikuar drejtpërdrejt në përjashtimin e shumë personave të verbër nga mundësitë e barabarta për arsimim, punësim dhe një jetë të pavarur.”, thuhet në një letrën e kërkesës.

Shoqata kërkon nga qeveria rikthimin e shërbimeve publike për të verbërit, rritja e asistencave( sipas tyre ka që në vitin 2009 pa u rritur) si dhe mbështetjen e personave të verbër për tu integruar në tregun e punës me pagë minimale.

3c6565d8 D4db 4040 8bfc 5ef941d5c3e1

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb