Atmosfera në fshatin Vorizia të Kretës mbetet e tensionuar, ku një grindje e vjetër midis dy familjeve është rindezur, duke rezultuar në dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur.
Policia po përpiqet të zgjidhë misterin se si filloi gjakderdhja në fshatin Heraklion. Sipas informacioneve fillestare, autorët e të shtënave ishin tre.
Më konkretisht, një nga viktimat e ngjarjes, Fanourios Kargakis u takua në hyrje të fshatit me një burrë nga familja tjetër dhe kushëririn e tij. Burri i parë humbi jetën në të shtënat, dhe dy të tjerët janë plagosur dhe pritet të arrestohen.
Një grua 57-vjeçare, e cila ishte anëtare e familjes së dytë, gjithashtu humbi jetën nga të shtënat, pasi pësoi një atak në zemër. Ironia tragjike është se gruaja ishte në fshat për shërbimin përkujtimor të babait të saj.
Përveç kësaj, katër persona të tjerë u plagosën në të shtënat, ndërsa njëri prej të plagosurve nuk ka lidhje me familjet.
Raportohet se të shtënat vijojnë ende në një zonë të fshatit, ndërsa aty ndodhet edhe Njësia Speciale ELAS të cilët kanë bllokuar rrugët e qarkullimit. Dy persona të dyshuar për përfshirje në të shtënat në Vorizia, po kërkohen nga policia, e cila ka rrethuar fshatin.
Bilanci i gjakderdhjes
– Hakmarrja në Kretë midis dy familjeve rezultoi në gjakderdhje në fshatin Vorizia
– Të paktën 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike. Të vdekurit janë nga të dyja familjet (red. një burrë dhe një grua)
– Ata sulmuan fshatin me kallashnikovë në shenjë hakmarrjeje për një bombë që iu vendos një ndërtese që i përkiste një familjeje
– Të shtënat vazhdojnë në një grykë në fshat – Policia e armatosur ka bllokuar hyrjen në zonën e banuar për arsye sigurie
– Kreu i ELAS (njësia speciale greke) dhe kreu i byrosë së hetimit janë nisur me urgjencë për në Kretë
– Forca të shumta policore edhe në spitale – Atmosferë e tensionuar midis të afërmve, frika nga incidente të reja
