Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të progres raportit të BE për Shqipërinë. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos u shpreh gjatë prezantimit të dokumentit vendi ynë ka bërë një përparim të pashembullt drejt integrimit evropian.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Spiropali shkruan se ky nuk është progres thjesht në letra, por rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar.

“Ditë e mirë. Ky nuk është thjesht progres në letra, por është rrugëtim i përbashkët drejt një jete më të mirë për çdo shqiptar. Me Europën e vlerave, dhe të ardhmen në duar, Shqipëria do të ngjitet aty ku duhet”, shkruan Spiropali.

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas dhe Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp këtë të martë, më 4 nëntor, në lidhje me progres-raportin e publikuar sot mbi vendet kandidate për anëtarësim, mes të cilave bën pjesë dhe Shqipëria. Progres-raporti vlerësonte përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb