TIRANE

Tolgahan Sayisman pas serialit “Kampioni im” i cili do të transmetohet së shpejti në TV Klan, ka nisur xhirimet për një serial të ri. “Seref Sozu” mban titullin prodhimi më i ri turk ku Tolgën do e shohim në rol kryesor krah aktores së re Sude Guler.

Tolgahan ka postuar në Instagram foton promovuese të këtij seriali ku shfaqet krah Sudes mirëpo në sy ka rënë një koment. “A bëhet xheloze bashkëshortja?”-ishte pyetja që i bëri një komentues Tolgës.

Përgjigjen e mori nga fansat e Almedës, të cilët i shkruajtën se Almeda nuk ka arsye pse të bëhet xheloze sepse Tolga po luan thjesht një serial.

“Jo Almeda nuk bëhet xheloze sepse ky është thjesht një serial, nuk është i vërtetë. Po të bëhej xheloze Almeda nuk i ndiqte serialet e Tolgës”-ishtë përgjigja e fansave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: