TIRANE- Deklarata e ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë Donald Lu se në muajin janar do të arrestoheshin ‘peshqit e mëdhenj’, solli reagime të mëdha. Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Zonë e lirë’ të Arian Çanit u pyet nga ky i fundit nëse Lu e ka pasur edhe për djalin e tij, Shkëlzen Berishën. Por Berisha mohoi kategorikisht faktin se djali i tij mund të ketë shkelur ligjin.

Çani: Zoti Lu tha se në janar do të kapen ‘peshqit e mëdhenj’. A e kishte zoti Lu edhe për djalin tuaj, Shkëlzenin?
Berisha: Absolutisht jo. S’mund të jetë pasi Shkëlzeni s’ka thyer asnjëherë ligjin. Narkoshtet është qartësisht. Por ky është fillim beteje.

Mes të tjerash ai foli edhe për çështjen e CEZ, për të cilën prokuroria thirri djalin e tij. Berisha tha se betejat politike nuk e intimidojnë.

“Absolutisht jam ndjerë shumë mirë, beteja politike nuk më intimidon kurrë. Kjo është e mirëfilltë politike. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit që ajo ishte një përpjekje për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e vendit. Më vjen mirë që ai të zhvillojë një betejë. Ai do ta demaskojë dhe diskretitoje Edi Ramën gjithnjë.” tha Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb