Helena Kace në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 të gazetares Nisida Tufa, ka folur lidhur me angazhimin e saj në politikë, ndërsa u shpreh se bindjet e saj e afrojnë më shumë me të majtën.

E pyetur nëse beson se një ditë mund të marrë drejtimin e Partisë Socialiste, sikundër u shpreh Kryeministri Edi Rama, në Kongresin e PS-së pas fjalimit të 19-vjeçares, Kace u shpreh se nuk e priste që Kreu i Qeverisë do të thonte ato fjalë në drejtimin të saj.

“Nuk kam shumë kohë që angazhohem, ndoshta vërtet mund të shkoj deri atje, por është një rrugë shumë e gjatë. Dua të mbaroj njëherë shkollën, jam një studente me rezultate shumë të larta dhe më pas do të shikoj si do të vijojë angazhimi politik”, tha Kace.

Ajo tha se mbetet e njëjta, vajza modeste dhe e thjeshtë, që flet njësoj sikundër fliste edhe para fjalimit të mbajtur në Kongresin e PS-së.

“Unë jam Helena, jam ajo që kam qenë dhe nuk dua të më shohin ndryshe”, tha Kace.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb