Një debat u zhvillua mes ekspertit të PD për ekonominë Dorian Teliti dhe ekspertit imobilar, Gjin Gjoka, në lidhje me faktin nëse shqiptarët blejnë dot apartamente.

Teliti tha se 90 përqind e shqiptarëve nuk blejnë dot apartament sot. Ndërsa, Gjoka u shpreh se bankat veprojnë të pavarura nga qeveria dhe kanë rregulla strikte, për këdo që blen një banesë.

Dorian Teliti: Sot një çift nuk blen dot apartament, ndërsa dikur e kane blerë në vitet 2000. Sot ka para të pista në treg. 90 përqind e shqiptarëve e kanë të pamundur ta blejnë një banesë.

Gjin Gjoka: Sot pagat janë rritur. Nëse nuk e përballon dot, jeto me qira. Bankat janë rigoroze dhe kanë rregulla, pavarësisht se kush vjen në qeveri.

Dorian Teliti: Ke thënë sot atë që nuk e thotë as kryeministri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb