Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në Neës24 deklaron se as nuk e imagjinon që Sali Berisha të cënohet nga urdhri i ri ekzekutiv i Joe Biden që përfshin edhe Shqipërinë.

Duma thotë se Berisha kërkon transparencë për vendimin e DASH që e ka shpallur ‘non grata’.

Ajo thotë se kjo çështje është shumë diskrete dhe nuk ka vend për thashetheme pasi është shumë e rëndëishsme.

Sipas saj, fakti që SHBA po investohet të luftojë korrupsionin në Ballkan apo që rajoni të pranojë paqen me të vërtetat e saj janë lajme të mira.

 

‘’Nuk mund ta imagjinoj fare këtë alternativë e variabël, sa kohë Berisha kërkon transparencë për korrupsionin dhe të tjerat. Një politikan karriere që ka eksperiencë dhe qartësinë çfarë ndodh, do të thotë që nuk mundet për mua, është rrjedhë logjike që s’mundet kjo çështje për Berishën.

Besoj që korrupsioni dhe këtu nuk është më çështje 1-2 individi, korrupsioni, Reforma në Drejtësi kanë nisur me Reformën në Drejtësi kur u votua me 140 kartona. S’kam asnjë kompleks kur atëhere përshpëritej lart e poshtë do votohet, s’do votohet. Kam thënë që nuk është çështje e Shqipërisë, por ballkanike.

Ballkani duhet të jetë influence gjeopolitike e SHBA. Nëse Ballkani e vijon këtë tranzicion prej korrupsionit, cënon investimin amerikan në Kosovë e Ballkan dhe pozitën gjeopolitike të amerikanëve duhet mos kemi asnjë iluzion që SHBA do ndërhyjë në masën e duhur.

Kam një admirim, që kushdo duhet ta ketë, SHBA vepron si një gjigand që nuk harron, nuk vonon. Flitet për atë që quhet ish-Jugosllavia. Gjëja më e mirë e Ballkanit është paqja me të vërtetat e saj. Nëse SHBA janë investuar për këtë, për mua është lajm i mirë.

Sidomos në vitet  e fundit përmendja e planit B. Në 2013-2014 nuk kam asgjë me bashkëpunimet ekonomike Shqipëri-Turqi. Shumica e investimeve janë të Turqisë në Shqipëri. Është gjë shumë e mirë.

Nga ana tjetër, nëse Rama në çdo moment që nuk i hapen negociatat thotë që është faji i BE, nëse s’ka plan A dhe do të ketë B. Ata flasin për rrezikun që ekziston. Elementë korrupsioni, bashkëpunim, ndarëse është një ndekesë për rrugën europiane të Shqipërisë nga plani A, PD në këtë kuptim ka mbajtur vetëm një qëndrim, edhe për Kosovën, edhe për Ballkanin, edhe për integrimin. Ne kemi patur vetëm plan A.

Kjo është një gjë që edhe po të keni takime me ambasadën e SHBA, është shumë diskrete. Nuk janë çështje thashethemesh, janë të rëndësishme, nuk kemi akses në to.Përderisa SHBA godet korrupsionin është lajm i mirë.’’- tha Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb