Analisti Martin Leka, i ftuar në studion e “Open” në News24, ka komentuar mbi ndikimin e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj në rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Lekës, PS dhe PD janë parti të ndërtuara mbi figurën e liderëve, ndaj efektet elektorale të arrestimit të Veliajt mund të jenë të kufizuara.
“Në këtë qasje besoj se sado kosto të ketë, arrestimi nuk do arrijë të krijojë një të çarë shumë të madhe në vota pas arrestimit të Veliajt,” u shpreh analisti.