TIRANE

Blogerja e njohur Armina Mevlani i ka dedikuar pak kohë ndjekësve të saj duke i kërkuar që t’i bëjnë disa pyetje, të cilave u është përgjigjur. Ndër pyetjet për modën dhe dashurinë për artin, ajo ka ndaluar edhe tek një pyetje për jetën personale.

Një ndër komentuesit e pyet nëse po të mos ishte në marrëdhënien që është aktualisht a do të pranonte të dilte me dikë më të vogël se vetja. Armina tregoi se nuk i dihet asnjëherë, por një mashkull më i madh në moshë përherë ka qenë preferenca e saj e parë, pasi në atë mënyrë ndihet e mbrojtur dhe e llastuar.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Por gjithmonë më kanë pëlqyer meshkujt më të mëdhenj se vetja. Ndihem më e mbrojtur dhe më e përkëdhelur kështu”- ka thënë Armina.

Armina ka prej vitesh në një marrëdhënie me Shkëlzen Berishën dhe tashmë pritet që ta finalizojnë me dasmë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb