Kënga e Elhaida Danit “I’m Alive” po konsiderohet si këngë favorite për të fituar Eurosongun dhe ky tashmë nuk është sekret. Për Elhaidën po shkruajnë pothuajse të gjitha mediat europiane, ashtu sikurse ka shkruar sot e famshmja “The Mirror”, ku 54 për qind e lexuesve të kësaj gazete mendojnë që Britania duhet t’ja jap Shqipërisë 12 pikë.

“The Mirror”, e cila i bën një profil çdo pjesëmarrësi në Festivalin e Eurovizionit shkruan se “Kur ju mendoni për Shqipërinë, ju nuk mund të mendoni për histori suksesi në Eurovizion”.

Vendi bëri debutimin e tij në Eurovizion në vitin 2004, por kanë hyrë në finale vetëm gjashtë herë, e cila nuk është shumë gjë e mirë.

Kënga Suus e Rona Nishliut ishte renditja e tyre më e lartë në vitin 2012, por kanë dështuar për të hyrë direkt në finale katër herë të tjera (në 2006, 2007, 2011 dhe 2013). Në vitin 2012 ata përsëri nuk arritën të kualifikohen me Adrian Luigjuraj dhe Bledar Sejkon dhe pastaj përsëri vitin e kaluar kur 24-­vjeçarja Hersi Matmuja përsëriti dështimin, vijon artikulli.

Këtë vit megjithatë, vendi përfaqësohet me një këngëtare, e cila ka impresionuar gati gjysmën e Evropës, ajo është Elhaida Dani. Fituesi e edicionit të vitit 2013 të “The Voice of Italia”, ajo ka lënë pas tashmë çdo konkurrente tjetër që ka marrë pjesë deri tani, por a do të jetë në gjendje ajo për të fituar Eurovision 2015? shkruan “The Mirror.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: