Deputetja e PD, Oriola Pampuri është përballur këtë të hënë me gazetarët, teksa ishte duke hyrë në sallën e Parlamentit.

Ajo është pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse në një moment do e njohë si kryetar të PD, Sali Berishën, i cili u shpall dje me mbi 40 mijë vota sërish në krye të kësaj force politike.

“Nuk mund të ketë një finale kur nuk pranohet nga të gjithë”, theksoi Pampuri.

Pyetje: Do e njihni në një moment të caktuar zotin Berisha si kryetar?

“Unë jam në linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ishte përgjigja e Pampurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: