Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të diasporës shqiptare se kur do ta shpërndajë Parlamentin.

“Presidenti do të sillet gjithmonë me përgjegjshmërinë maksimale, në interesin më të përgjithshëm të popullit shqiptar”, tha Meta.

Ndërsa situatën tek Unaza e Re, ku një ditë më parë pati përplasje të forta mes banorëve dhe policisë e IKM, Kreu i Shtetit iu përgjigj: “Jam shprehur në mënyrë sistematike. Çdo qytetar shqiptar të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për rëndësinë e madh që ka garantimi e funksionimi i shtetit të së drejtës, larg kapjes. Presidenti i ka bërë qëndrimet e tij publike për këtë çështje dhe për çdo çështje tjetër, ka kërkuar dialog dhe kanë qenë tërë mundësitë që me dialog kjo krizë të zgjidhej”.

Pse zgjodhët Xhaferllarin, që ishte e katërta në listë?
Emri i personit nuk është i rëndësishëm, për mua ka rëndësi procesi. Presidenti ka qenë në kushtet, kur duhet të zgjidhte mes dy kandidatëve, kur duhet të ishin tre. Presidenti ka zgjedhur kandidatin që ka pasur arsimin më të plotë, përvojën më të plotë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb