Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka lënë të hapur mundësinë për të takuar kryeministrin Rama.

Nga Korça, ai ka thënë se është i hapur për të përmbushur detyrimet kushtetuese.
Më tej ai bën apel që qeveria e re të nisë punë sa më shpejt si dhe kontrolli i parlamentit ndaj saj.

”Në çdo moment kemi qenë dhe jemi të hapur për ttë përmbushur detyrimet kushtetuese për këtë proces. Parlamenti i ri ka nisur punë, urojmë të jetë sa më funksional, sa më demokratik dhe natyrisht qeveria e re duhet të fillojë sa më parë dhe kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë. ”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb