Kreu i PD, Lulzim Basha thekson se me apo pa vendimin për mbajtjen e maskës me detyrim ai e ka respektuar vendosjen e saj si një masë parandaluese për COVID-19.

Basha thotë se vetë e ka mbajtur personalisht maskën në takime dhe madje i ka këshilluar të tjerët ta mbajnë shumë kohë më parë.

Ai ndërkohë thotë se kjo gjoba për maskat s’mund të fshehë problemet reale teksa diskutimi i këtij vendimi nuk i shërben tjetër vetëm Ramës.

Do e mbani maskën në konferencën e radhës?

Maskën unë personalisht e kam mbajtur dhe ju kam këshilluar ta mbani shumë kohë më parë. Po ju them, mosmarrja e masave elementare nuk mund të fshihet nëpërmjet gjobave. Mbani vëmendjen tek problemi i vërtetë. Dhe dërgimi i parave nga oligarkët, ditën, javën, muajin kur ata kanë më shumë të nevojshme. Sot shteti e ka detyrim ligjor t’ua kthejë
Sa herë kujtohet ky, hiqni maskat, vini maskat, gjobë për maskat i shërben vetëm atij.”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb