TIRANË

Shtetasi turk, Selami Simsek i cili u dënua me 1 vit burg nga gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave, ka fituar lirinë në Apel. Po lirimi i tij ka kaluar një peripeci të gjatë nga ora 14:00 e ditës së djeshme. Në momenti që gjykata vendosi të shuajë masën e sigurisë për shkak se ai e kishte përfunduar dënimin e dhënë nga drejtësia për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe për sa kohë që tentoi të largohej përmes Shqipërisë në drejtim të Kanadasë, me vizë false, Simsek pati një ecejake të gjatë dhe në mungesë të transparencës nga autoritetet shqiptare.

Menjëherë pas daljes nga paraburgimi ai u shoqërua në Laprakë në Drejtorinë e Migracionit dhe Kufirit, ku pariqiti kërkesën për azil politik, menjëherë aty u njoftua se Simsek do të transferojë në qendrën e azil kërkuesve në Babrru. News24 ndoqi nga afër rastin e Simsek. Ai u transportua me një furgon të bardhë deri në qendrë të Babrrusë, ku e priste babai i tij, i cili kishte ardhur enkas nga Turqia dhe ndodhej në praninë e një përkthyesi. Kur furgoni mbërriti te Qendra e Azil kërkuesve në Babrru u kthye pas  pa dhënë asnjë shpejgim dhe për disa orë, familjarët por edhe avokati i tij nuk pati asnjë lidhje dhe asnjë kontakt me Selami Simsek.

News24 monitoroi nga afër edhe aeroportin e Rinasit, për sa kohë që në orën 20:45 kishte një fluturim drejt Turqisë, nga frika dhe dyshimi dhe dyshimi se mos dëbohej në mënyrë të beftë si miku i tij Harun Celik, në fakt kjo nuk ndodhi. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes, avokati Elton Hyseni u njoftua se Simsek ndodhej në ambjentet e ministrisë së Brendshme, ku do të duhej të jepte intervistën e zgjedhuar dhe të shpjegonte arsyet e kërkimit të azilit.

Ministria e Brendshme dhe policia e Shtetit veproi në jo të zakontë duke i shoqëruar të gjithë këta persona pas orës 23:00 duke i dërguar në ambjentet e komisariatit për verifikime, duke i mbajtur larg Simsek.

Drejtoria e kufirit dhe emigracionit ka pohuar per Neës24 se Selmai Simsek është transferuar në qendrën e Kareçit në Vorë. Mbetet për t’u parë vendimi që do të merret nga autoritetet shqiptare, nëse atij do t’i pranohet kërkesa për azil, apo do ketë fatin e mikut te tij, Harun Çelik, i cili sapo kapërceu pragun e 312 u dëbua drejt Turqisë, pa i dhënë mundësi për apelim.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb