Lulzim Basha, kryetar i PD-së, u pyet sot në bashkëbisedim me nga gazetarët nëse do t’i kërkonte Presidentit Ilir Meta shpërndarjen e Parlamentit. Në përgjigjen e tij, Basha tha se mirëpret çdo nismë që shkurton ditët e së keqes dhe sa më shpejt kjo të ndodhë aq më mirë është për qytetarët e vendit.

“Shqetësimi im kryesor do të jetë ai i shqiptarëve dhe në veprim të kësaj s’do të kursejë asnjë thirrje të nevojshme. Po të ishin mbajtur zgjedhjet rruga e keqe do ishte shkurutar. Sa më shpejt aq më mirë si për të gjithë. Detyrat janë të përcaktuara dhe unë si kryetar i opozitës do ta bëj deri në fund. E mirëpres dhe përshëndes çdo hap që ia shkurton ditët së keqes”, tha Basha.

Teza për shpërndarjen e Parlamentit u artikulua para pak ditësh nga një eksponent i rëndësishëm i Opozitës së Bashkuar.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një takim me strukturat e partisë së tij në Shkodër deklaroi se presidenti Ilir Meta duhet të shpërndajë Parlamentin, nëse “parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: