TIRANE
Mes emrave që janë lakuar për të qenë pjesë e “Big Brother VIP Albania” ka qenë edhe ai i moderatores Lei Kraja.

Madje, nuk kanë munguar postimet e dyshimta nga vetë ajo. Kështu, para disa javësh Lei bëri një postim të dyshimtë në Instagram duke shkruar “Po ju vëzhgoj”, që u interpretua nga ndjekësit si një konfirmim i saj për pjesëmarrjen në format.

Teksa deri tani ende nuk është bërë pjesë e formatit, çfarë do ndodhë në vijim? Lei i është përgjigjur kësaj pyetjeje së fundmi duke zbuluar se “Jo”, nuk do jetë në reality-show.

“Jo, në fakt nuk do jem. Që në fillim kur ma kanë bërë kërkesën vitin e kaluar vendosa që nuk do të jem. Ju më njihni shumë mirë që unë jam natyrë shumë e brishtë, emocionale dhe do qaja. Unë do ta bëja atë shtëpi si lumi i Shkodrës. Nuk e përballoj dot të jem e mbyllur. Kur e pashë atë kamper jashtë ditën e djeshme nuk e imagjinoja dot si Zhaklina dhe Ronaldo kanë kaluar aty. Nuk e di, unë nuk e përballoj dot. 2022 nuk ka qenë viti im në shumë drejtime. Nga ana emocionale, shumë shumë bujë kam pasur këtë vit prandaj nuk besoj që do të ishte viti im dhe të futesha në “Big Brother”. Megjithatë do të doja të isha përshembull pjesë e ‘Fan Club’, të isha opinioniste aty çdo të dielë, do e shijoja sepse e ndjek me shumë pasion “BBV” e kam shumë qejf. E shijoj shumë spektaklin, po nuk do të jem pjesë e “Big Brother VIP”!-tha Lei ndër të tjera sot në “Top Albania Radio”, duke i dhënë kështu fund dyshimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: