TIRANË

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dalë sot në konferencë për mediat pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend. Gjatë konferencës nuk ka munguar dhe interesimi i gazetarëve për vendin e tij në qeverinë e re që do të formohet në shtator. Çuçi u pyet nëse do të jetë sërish ministër i brendshëm, teksa tha se deri ditën e fundit do ta ushtrojë detyrën e tij me përgjegjësi maksimale.

Ndërkohë ndryshe nga paraardhësi i tij Sandër Lleshaj, i cili pati deklaruar se në fytyrën e çdo polici, qytetarët do të shihnin atë vetë, Çuçi iu sugjeroi gazetarëve të mos shohin tek ministri i Brendshëm drejtorin e Policisë.

“Sa i përket qëndrimit tim në detyrë, do të doja që tek ministri i brendshëm mos të shihni drejtorin e policisë, shihni ministrin e brendshëm. Ka qenë fushata dhe me dashje kam zgjedhur të mos kem profil të lartë për të qenë i paanshëm gjatë fushatës, por kjo nuk ka të bëjë fare me faktin nëse unë do të jem apo nuk do të jem në shtator ministër i brendshëm. Deri ditën që do jem do ta ushtroj këtë detyrë me përgjegjësinë dhe angazhimin më të lartë”, deklaroi ministri Çuçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: