Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdyllah Hoti ka folur për herë të parë për zgjedhjet e parakohshme që i paraprijnë vendit të tij.

Hoti është pyetur nëse do të kandidojë sërish ai për kryeministër apo jo, por ai konfirmon se do të diskutohet njëherë brenda strukturave të LDK dhe më pas do dilet me një vendim.

Ai thotë se ai dhe partia e tij janë në pozicion të mirë në prag të këtyre zgjedhjeve pasi në 6 muaj kanë bërë arritje si dhe punë të mira.

“Sigurisht do të diskutojmë brenda strukturave të partisë, për të marrë një vendim. Por, jemi në pozicion të mirë, duke pasur një bagazh të punëve të mira që i kemi bërë. Unë do të kujdesem si kryeministër, që asnjë punë të mos mbetet prapa, deri sa të kemi një Qeveri të re me mandat. Kemi arritur marrëveshje e Uahsingtonit, e kemi rijetësuar dialogun me Serbinë. Kemi udhëhequr me parimet të qarta, sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës”, – tha Hoti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb