FIER

Kryeministri Edi Rama foli në “Real Story” në News24 për qëndrimin e maxhorancës kundrejt Presidentit të Republikës. Pas akuzave të shumta dhe sulmit ndaj Presidentit Meta, Rama tha se me përfundimin e procesit zgjedhor maxhoranca e sotme do të ulet dhe do të shikojë se çfarë do të bëjë.

“Kush e vendosë këtë punën e zgjedhjeve. Ilir Meta? Ilir Meta që del dhe çorodit gjithë miletin me një përgjim të bërë në vitin 2017 të Artan Lames, ndërkohë që aty është fare e qartë që flitet për një boshllëk legjislacioni të krijuar si rezultat i ligjit të Saliut dhe faktikisht ato për të cilat flitet në përgjim janë adresuar në ligjin e ri. Pse e bëmë ligji ne ri, pikërisht për të adresuar ato. Të gjitha daljet e tij janë një çmenduri. Po dalja me atë pseudoviktimën e Blendi Gonxhes një tjetër çmenduri.
Ilir Meta me subjekte të OFL është fakt, nuk diskutohet. I dolën foto dhe video. Nuk është opinion, është fakt. Nga pikëpamja kushtetuese presidenti shkarkohet me 2/3 e parlamentit, por pasi e shkarkon Parlamenti duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Ne jemi tani në një proces zgjedhor. Me përfundimin e procesit zgjedhor do të ulemi dhe do të shikojmë se çfarë do të bëjmë me këtë lloj personazhi qesharak”, deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: