Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeverisës.

Ai theksoi se në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për presidentin e ri dhe Kongresin e PS.

“Ndryshime në kabinet s’ka arsye pse të ketë. Ne kemi bërë mbledhje që ka në qendër të vëmendjes kongresin e PS, agjendën e kongresit, temat, formën e re, statutin e ri të PS.

Kemi folur për të mbledhjen e të dhënave të fshehta të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar dhe kryesisë, për opinion për presidentin e republikës”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: