Ish-kryeministri Sali Berisha e cilëson si nul vendimin e kreut të PD Luzlim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha se nuk e njeh vendimin e dhënë nga Basha pasi ajo nuk përmban elementet kushtetuese të një partie. I pyetur nga drejtuesi i emisionit Arian Çani, nëse do të jetë pjesë e mbledhjeve të grupit parlamentar, Berisha u shpreh: “Sa herë të më teket”.

Berisha: Kryelufta zhvillohet me Edi Ramën, kurse kjo tjetra do të jenë beteja për të vendosur kushtuetshmërisë brenda partisë. Një parti që nuk respekton ligjet e
veta, nuk respekton ato të shtetit.

Do të shkosh në mbledhjet e grupit parlamentar?

Berisha: Ku të më teket. Unë jam anëtar i atij grupi. Ka bërë një deklaratë të gabuar Luzlim Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb