TIRANE- Zgjedhja e kryeprokurores së re të përkohshme ka qenë sot temë e debatit në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24”.

I ftuar në studio përkrah gazetarëve, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi tha se kryeprokurorja e re Arta Marku nuk ka kompetencat e Adriatik Llallës, ndërsa theksoi se ajo çështjet e mëdha do ia lerë prokurorëve për shqyrtim. Po ashtu ai nuk kurseu akuzat për Llallën, duke shtuar se ky i fundit bëri që të dështonin të gjitha çështjet e mëdha në vend.

“Ne do kemi raste ta shikojmë, por kryeprokurorja do jetë e detyruar që të japë shpjegime. Me ‘peshqit e mëdhenj’ do merren prokurorët. Ajo do i lejojë ata. Kjo do sillet ndryshe se nuk ka kompetencë të tillë. Ai bëri që të dështojnë të gjitha çështjet e mëdha në vend. Llalla kishte kompetenca. Po të ishte Llalla s’do kaloje dot.”, tha Klosi, shkruan “BalkanWeb”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb