TIRANE

Reperi Stresi, fitues i “Big Brother Vip Kosova” , që kur nisi eksperiencën e tij në këtë reality show, u shpreh se ka hyrë me qëllimin për t’u rikthyer me ish-partneren Keisin. Ai ka rrëfyer shumë për ndjenjat e tij.

Në intervistën e tij të fundit pas daljes nga shtëpia, ai ka folur ndër të tjera edhe për raportin që ka tani me ish-partneren e tij Kejsin, e cila i dha një mesazh publik mbështetës pas fitores.

Ai rrëfeu se ajo e ka telefonuar dhe ka komunikuar me të, por pa dhënë shumë detaje, duke e quajtur marrëdhënien me të si diçka private e që preferon ta mbajë të tillë.

”Folëm kur dola, janë gjëra private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë me shëndet, nuk kam çfarë flas…”

Gjërat me rëndësi mbahen private, ndoshta kjo është një dritë jeshile.

Stresi foli edhe për arsyet se përse nuk zgjodhi të krijonte diçka me vajzat e shtëpisë, duke u shprehur se nuk kishte hyrën në “BBVK” për të gjetur dhe kësaj i qëndroi deri në fund.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: