Kompania e fluturimeve Wizz Air ka njoftuar se do të pezullojë fluturimet për në kryeqytetin e Moldavisë , Kishinau, nga 14 marsi për shkak të shqetësimeve për sigurinë e hapësirës së saj ajrore.

Në një deklaratë, kompania tha se kishte marrë një vendim “të përgjegjshëm” për të pezulluar fluturimet për shkak të rrezikut “të lartë, por jo të afërt” në hapësirën ajrore të Moldavisë.

“Wizz Air ka monitoruar nga afër situatën e sigurisë në Moldavi dhe ka qenë vazhdimisht në kontakt me autoritete dhe agjenci të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë dhe sigurisë së fluturimeve.

Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbetet prioriteti numër një i Wizz Air dhe si rezultat i zhvillimeve të fundit në Moldavi dhe rrezikut të lartë, por jo të afërt, në hapësirën ajrore të vendit, Wizz Air ka marrë vendimin e vështirë por të përgjegjshëm për të pezulluar të gjitha fluturimet në Kishinau duke nisur nga 14 marsi”, thuhet në deklaratën e tyre.

Sipas kompanisë fluturimet do të kryhet nga qyteti rumun i Iasit si zëvendësim për anulimin e rrugëtimeve nga dhe drejt Moldavisë.

Në fillim të këtij muaji, Moldavia mbylli përkohësisht hapësirën e saj ajrore për disa orë për të hetuar raportet për një objekt të ngjashëm me balonë në qiell, një ditë pasi vendi akuzoi Rusinë për komplot për të rrëzuar qeverinë e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: