TIRANË

Numri dy i PS-së Taulant Balla tha sot se çdo ditë është e humbur dhe se ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi.

Duke iu referuar përgjigjes së Komisionit të Venecias për kërkesën e Presidentit për Kodin Zgjedhor, Balla ndau të njëjtin qëndrim me kryeministrin Edi Rama dhe tha se në rast se do të votohej dekreti i presidentit për kthimin e ligjit në kuvend për shqyrtim, do të bëhej i pamundur adresimi i opinionit të Venecias.

“Ajo që ju në darkë keni komunikuar nga letra e z. Buquicchio, ajo që ju thashë dje në drekë, ne do ta dëgjojmë Venecian, por Venecia ka refuzuar kërkesën e Presidentit për një opinion urgjent, e ka futur në procedurë normale. Kryeministri dhe kreu i PS tha dje se ne mbetemi gjithmonë të hapur por duke përllogaritur që çdo ditë është e humbur, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, presidenti mori kohë rreth 1 muaj, sapo Venecia të ketë miratuar një opinion, në rast se ne do të votonim dekretin e presidentit pro, do të bëhej e pamundur të adresonim dhe opinionin Venecias, nëse Meta do kishte qenë këtu do na kishte dhënë të drejtë”, deklaroi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb