Gjatë bisedës në studion e emisionit “Open” në News24 është hapur tema e një rikthimi të mundshëm të ish-kreut të PD-së Lulzim Basha në krye të kësaj force politike pas largimit të tij një vit më parë.

Sipas analistit Dritan Hila Basha nuk ka ikur ndonjëherë nga PD, ndërsa shtoi se edhe pse nuk ja këshillonte të përfshihej në fushatën e 14 majit, është i vetmi që ka “karizëm” në grupin e demokratëve.

Nga ana tjetër deputeti i PD, Dashnor Sula ka kundërshtuar dukë thënë se ka të tjera figura në parti si Jorida Tabaku apo Gazment Bardhi, ndërsa shtoi se një rikthim i Bashës do ishte “kthim në pikën zero”.

Megjithatë Hila vijoi duke thënë se Basha ka qenë i vetmi që pati guximin të përjashtonte Sali Berishën nga Partia Demokratike, teksa tha po ashtu se “90% e demokratëve i tremben ende Berishës”.

Pjesë nga biseda:

Hila: Basha nuk ka ikur ndonjëherë nga PD-ja. Nuk ka dalë, është brenda. Në këto zgjedhje është më mirë të mos ngatërrohet Basha sepse do marrë përsipër kosto që nuk është e tija.

Sula: Deputet si unë është Basha, ka një vit që nuk ka pasur aktivitet në parti apo grup parlamentar.

Hila: Unë do thosha që të mos merrte pjesë, do i ngelte atij kosto. Alibeaj nuk u formua si lider, në të ardhmen njeriu që ka karizëm në atë grup është Basha.

Sula: Po ai Gazment Bardhi, Jorida Tabaku ça janë?

Hila: Njerëz të papërlyer shko gjeji në manastire. Tabaku është njësh për të qenë dysh.

Sula: Janë figura të pastra, nuk kanë asnjë përfshirje.

Hila: Basha me të mirat dhe këqijat e veta mori një veprim që nuk ia mbajti askujt ta bënte, përjashtoi Berishën nga Partia Demokratike. 90% e PD-së akoma trembet nga Berisha.

Sula: E ke gabim.

Hila: Ndërmori veprim për përjashtimin e Berishës, ka CV të pasur që e ndihmon.

Sula: E ke shumë gabim, logjika është gabim. Basha e drejtoi PD-në 8 vite, ishte në kohën e tij. Kështu si flet ti do e kthesh në pikën zero.

Hila: Jeni më keq se zero, jeni në minus.

Sula: Mua më vjen keq, kandidimi i Bashës do ishte gabim. Ai nuk ka tagër, është deputet i thjeshtë, mund të shkojë në fushatë të mbështesë kandidatët tanë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb