Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se nuk do të rikthehet karantina dhe izolimi në vend, për shkak të rritjes së shifrave të infektimit dhe viktimave nga koronavirusi.

Sipas Bratajt, do të ketë ashpërsim të masave, ndërsa shtoi se do të rritet edhe numri i testimeve, duke shkuar deri në 1 mijë në ditë.

“Nuk diskutohet mbyllje dhe as karantinë. Ashpërsim masash mund të ketë në forma të ndryshme, sic po bën gjithë bota. Ajo varet edhe me sistemin shëndetësor, që nuk mund ta cojmë në kolaps. Për fat të mirë, 51% e të infektuarve janë shëruar. Janë spitalet Covid, pastaj janë spitalet rajonale, që do t’i përgjigjen nevojave të njerëzve. Do të rriten edhe testimet, që do të shkojnë deri në 1 mijë në ditë. Shtimi i testimeve bëhet për parandaluar më shpejt përhapjen e infeksionit. Nga shtimi i testeve do të rritet edhe numri i të infektuarve, por nuk presim shifra shumë të larta”, tha Brataj.

Më tej, Brataj theksoi se “Pas 3-4 javësh që dola negativ ndaj koronavirusit, pati një moment që pata sërish probleme, fillova të ndihesha keq. Në atë kohë po bëja shumë aktivitet fizik dhe thashë ‘një sekondë, se unë mushkërinë e kam të dëmtuar, ndonëse jo 100%’”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb