Gazetari Alfred Lela u përplas me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, teksa i tha se paketa anti-KÇK duhet të prekë edhe politikanët.

Në emisionin “Real Story”, Lela hodhi dyshime për mënyrën e jetesës së tyre, teksa tha se shumica e tyre kanë vila dhe makina të shtrenjta, dhe duhen hetuar nëse burimet e tyre përputhen me të ardhurat, duke përmendur këtu dhe Gjirin e Lalzit.

Por, ministri Lleshaj nuk dha një përgjigje direkte, duke u shprehur se janë organet e reja të drejtësisë që do të merren me pasurinë e politikanëve, ndërsa paketa anti-KÇK është bërë për shtresën më poshtë, pra për kriminelët.

Pjesë nga debati:

Lala: Nuk di asnjë rast që policia të jetë penguar nga prokuroria për marrjen e përgjimeve. Kush më jep garanci që do ruhen të dhënat e celularit tim.
Lleshaj: Lokalizimi nuk përcakton cfarë ka brenda telefonit, thjesht e lokalizon ku ndodhet. Policia duhet ta dijë këtë. Çdo hap për më shumë siguri, do të thotë më pak liri dhe e kundërta.
Lela: Zëri i Amerikës që është zëri i DASH shkruante që ligji i ri i mbivendoset kompetencave të prokurorisë. Po shikoja sot shumë njerëz, ishte administrata e të gjitha niveleve, dhe dëgjoj ministrin që thotë se jemi për t’u kufizuar lirinë “të fortëve”. Ata që ishin aty janë vetë të dyshuar. A do shkoni ju në Gjyrin e Lalzit?
Lala: Duhet ta nisim nga Lalzi, nga vilat.

Lela: Këta që kanë vullnetin politik janë edhe vetë të dyshuar. Mënyra e jetesës së tyre e zgjon këtë dyshim, vilat e mëdha, makinat e shtrenjta dhe burimet e tyre a përputhen me të ardhurat. Pra, jemi në një gjendje skizofrenike, që më bën ta mendoj jo serioze.
Lleshaj: Ne në aspektin ligjor çështjen e korrupsionit ndërpolitikan e kemi zgjidhur duke ndryshuar shumë ligje, apo duke krijuar SPAK, që kanë klientelë këta politikanë. E konsiderojmë çështje kohe fillimin e organeve të drejtësisë edhe në këtë fushë. E kemi krijuar kuadrin ligjor për këtë. Sa i përket kategorisë së krimit që është poshtë për të nuk kemi krijuar një bazë ligjore. Edhe këta duhet t’i pyesim për pasuritë e tyre, siç po bëhet me politikanët. T’i detyrojmë të justifikojnë pasuritë ata.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb