TIRANË

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari i “News 24”, Ergys Gjençaj se a do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, shefi i qeverisë pohoi se kjo nuk mund të ndodhë, pasi është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës.

Ai tha para gazetarëve në kryeministri se vendit i duhen shumë reforma, por jo shtyrja e zgjedhjeve duke shtuar se kjo do të ishte një precedent aspak pozitiv. Shefi i qeverisë tha se është koha për dialog dhe për reforma të thella në vend.

“Nuk është utopi, por shkelje e kushtetutës dhe kjo është shumë e thjesht. Ka 100 gjera për të dialoguar, ata nuk duan as karrige dhe as pushtet, por duan që Shqipëria të jetë më e mirë. Duhen bërë shumë gjerë akoma dhe ka reforma që duhen bërë.

Autobusi i 30 qershorit iku, sepse kur qëndroi në stacion ne hipëm, të tjetër hipën, ata nuk hipën. Treni i 2021 vjen shpejt. Të premten marrëveshja me opozitën mbush dy vjetorin, a nuk iu vjen sikur ka ndodhur shumë pak kohë përpara. Ata kanë shumë pak për të thënë për procesin zgjedhor, legjislacionin dhe ne i kemi idetë tona dhe që të kemi zgjedhjet më të mira se ato që i kemi pasur. Është koha për t’u ulur në dialog dhe unë nuk vë kushte. Unë them kur do flasim? Ai më thotë flasim, por ik ti!.

I gatshëm për çdo gjë, por jo për të marrë përsipër që të dal unë mbi kushtetutën e vendit. Kam pasur një arsye shumë të fortë, sepse e kam ditur që do të ishte gurë në qafë për Shqipërinë, për procesin demokratik dhe për palët se do të kthehej në lojë.  Edhe data e zgjedhjeve nuk shtyhet. Zgjedhjet janë garë dhe unë kam pasur një pjesë të jetës në sport dhe zgjedhjet e kanë edhe këtë element brenda. Do të ishte më mirë t’i kishim në garë, tjetër është t’i mundësh kur kanë ik me vrap, por tjetër është kur i  mund kur i ke përballë”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb